Vucic nis melodramën e re, pas kërkesës së Listës Serb thërret seancë urgjente të Këshillit të Sigurisë

Presidenti serb, Aleksandar Vucic ka thirrur një seancë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Kjo seancë pritet të mbahet nesër në ora 10:00.
Sipas mediave serbe, Vuçiq mori vendim për thirrje të kësaj mbledhje pas letrës që publikoi Lista Serbe, ku thuhej se serbët  që janë në Kosovë kërkojnë takim urgjent me presidentin serb, Vuçiq.

Këto zhvillime vien një ditë pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi hapur se nuk do të ketë shtyrje të afatit për targat, i cili zyrtarisht përfundon më 31 gusht.

Kurti ka deklaruar se nuk do të ketë shtyrje të afatit, duke bërë thirrje që serbët t’i ndryshojnë targat nga ato ilegale, në RKS.

 

Kategoritë
LajmeRajoni