Vuçiç, pas aktgjykimit ndaj Dodikut, thërret mbledhje urgjente të Këshillit për Siguri Kombëtare

Sipas mediave serbe, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thirrur sot për orën 17:00 një mbledhje urgjente të Këshillit për Siguri Kombëtare të Serbisë.

Mbledhja është thirrur pas dënimit të presidentit të entitetit Republika Srpska, Milorad Dodik, me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim të ushtrimit të funksionit të tij si president i Republikës Srpska.

Vendimi do të hyjë në fuqi vetëm pasi të merret edhe aktgjykimi përfundimtar nga gjykata e shkallës së dytë.

Milorad Dodik dhe partia qeverisëse e RS-së kanë paralajmëruar se nuk do të respektojnë vendimet dhe se do të ndërmarrin hapa kundër institucioneve shtetërore.

Kategoritë
LajmeRajoni