Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, vizitoi deputeten Jasmina Obradoviç, e cila, siç deklaroi më herët Ana Brnabić, pësoi një goditje në tru gjatë trazirave në Kuvendin e Serbisë.
“Në vizitë te Jasmina Obradoviç. Besoj në forcën e saj. Jasmina do të fitojë, Serbia do të fitojë”, shkroi Vuçiç krahas një fotografie.
Kujtojmë se sot në Kuvend pati përplasje mes deputetëve. Madje, ata u goditën me vezë, ndërsa u hodh edhe një bombë tymuese, për shkak të së cilës disa deputetë u ndjenë keq.
Në një moment, pas një ndërprerjeje prej rreth 10 minutash, kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiç, deklaroi se deputetja Jasmina Obradović u detyrua të largohej nga seanca pas hedhjes së bombës tymuese dhe se ajo u dërgua me urgjencë në spital.
Menjëherë pas kësaj, Brnabić tha se deputetja Jasmina Obradoviç (SNS) pësoi një goditje në tru si pasojë e bombës tronditëse të hedhur.
“Deputetja Jasmina Obradović pësoi një goditje në tru dhe është në rrezik për jetën, ajo po lufton për të mbijetuar pasi i hodhët një bombë tronditëse”, deklaroi Ana Brnabiç./Gazetaere