Vuçiq citoi Kuranin në Novi Pazar: O besimtarë… (Video)

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ishte sot në Novi Pazar për hapjen e rrugës së rikonstruktuar nga Novi Pazari në Tutin me gjatësi prej 20.5 kilometrash.

Vuçiq me atë rast u takua me anëtarët e jetës politike dhe fetare të Sanxhakut, ndër të tjera me kryetarin e Partisë për Drejtësi dhe Pajtim, Usam Zukorliq.
Në fjalën e tij pas ceremonisë së hapjes së rrugës së rindërtuar, Vuçiq ndër të tjera ka cituar një ajet nga Kur’ani.

Zgjodha suren El-Bekare, e cila përmban ajetin: “O besimtarë, jetoni në paqe të gjithë dhe mos ndiqni gjurmët e shejtanit, ai është me të vërtetë armiku juaj i hapur”, tha Vuçiq.
Kujtojmë se edhe Vuçiq sot tha se dëshiron më shumë boshnjakë në qeveri dhe në institucionet e tjera shtetërore në atë vend, madje më shumë se sa proporcionalisht u takon boshnjakëve.

“Si do ta shihni që ne i perceptojmë boshnjakët si motra dhe vëllezër, dhe jo si një trup të huaj kundër të cilit duhet të luftojmë”, tha Vuçiq.

Kategoritë
LajmeRajoni