Ish-ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, përmes një shkrimi në profilin e tij në “X” ka sulmuar raportuesen për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis, pasi kjo e fundit ka deklaruar se asnjë shteti tjetër nuk i janë kërkuar që të përmbush kritere sa po i kërkohet Kosovës
Gjuriq, i cili është kthyer në Beograd për t’i shërbyer Vuçiqit në propagandë, ka përmendur detyrimet që dalin nga Marrëveshja e Brukselit dhe gjithashtu edhe nga diskutimet e Ohrit, dhe sipas politikanit serb, Bakoyannis “nuk i sheh këto shkelje”.
“Ajo tani thekson se asnjë kandidati tjetër për anëtarësim në Këshillin e Evropës nuk i është kërkuar të përmbushë aq kritere sa regjimi i Kurtit”, ka shkruar Gjuriq.
Tutje Gjuriq me mllef ndaj Bakoyannis, ka thënë se bazuar në çfarë kritere Bakoyannis e përkrah anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Unë me të vërtetë do të doja të dija, nëse është e mundur, cilat janë saktësisht ato kritere në bazë të të cilave ajo tani mbështet anëtarësimin e qeverisë etnonacionaliste të Kurtit në Këshillin e Evropës. A është ndalimi total 11-mujor i hyrjes së mallrave serbe në Kosovë*? A është ndalimi i paligjshëm i përdorimit të dinarit serb, duke rezultuar që spitaleve në zonat me shumicë serbe të mos kenë ilaçe dhe furnizime mjekësore, dhe mjekë, infermiere dhe nëna të mos marrin paga, kujdes për fëmijët apo pensione? A janë këto kritere ndoshta arrestimet jashtëgjyqësore (të përmendura publikisht disa herë nga Josep Borrell dhe zyrtarë të tjerë të BE-së dhe SHBA-së), apo është shtypja brutale të cilës serbët e Kosovës i nënshtrohen çdo ditë?”, ka shkruar Gjuriq.
Në fund, Gjuriq ka thënë se “Mbështetja për anëtarësimin e qeverisë së Kurtit është një njollë e turpshme që nuk mund të justifikohet. Njëra për të cilën jam thellësisht i bindur nuk është në interes as të popullit grek dhe as atij serb”.