Vuçiq flet nga Davosi: Jam i lodhur, u intereson vec Kosova dhe sanksionet ndaj Rusisë

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq që po qëndron në Davos të Zvicrës ku po zhvillon punimet Forumi Ekonomik Botëror ka thënë se në takime atje ka pasur takime ku Serbinë e ka prezantuar si destinacion për investues.

Por, ai ka thënë se të gjithëve aty po u intereson Kosova dhe çështja e sanksioneve ndaj Rusisë që Serbia po refuzon t’i vendos.

Tutje Vuçiq ka thënë se është argëtuar nga “provokimi shqiptar me flamuj”.

“Paramendoni sa po i bëj nervozë. E bën ashtu që saktësisht nga dhoma ku jam ta shoh atë flamurin idiotik të Shqipërisë së Madhe. Paramendoni po të ishte flamuri i Serbisë së Madhe duke e pritur ndonjë lider në ndonjë samit. Krejt bota do të shkruante për këtë. A ju kujtohet gjama për trenin. Por, për këtë unë vetëm do të qesh. Le ta bëjnë ata punën e tyre, ne tonën” ka thënë Vuçiq.

Kategoritë
LajmeRajoni