Presidenti serb Aleksandar Vuçiq i është drejtuar publikut për temën e Kosovës të hënën në mbrëmje dhe pas temave të vështira ka vendosur të ndajë me qytetarët diçka “që e dinë vetëm dy veta”.
Ai tha se në Serbi është zbuluar një depozitë e re ari, por nuk ka dashur të zbulojë vendndodhjen, duke thënë se “vetëm ai dhe një person tjetër dinë për atë vend”.
“Mos u mundoni të zbuloni derisa të vijmë të bëjmë punën tonë, sepse kur të zbulohet, çmimet do të kërcejnë 10 dhe 50 herë”, tha ai.
Ai tha se ende po bëhen kontrolle, por se raportet e para paraprake thonë se është “një nga 100 më të mirat, ndoshta më mirë se kaq, depozitat e arit në të gjithë botën”.
Vuçiq shprehu keqardhjen e tij që Serbia humbi mundësinë për të përdorur depozitat e litiumit.
“Sikur të kishim mendjen të përdornim litium… Vetëm Serbia mori një vendim brilant për të qëlluar veten në këmbë, por mirë…”, ka komentuar presidenti i Serbisë.