Vuçiq kërkon vendosjen e dënimit me vdekje, pas vrasjeve në Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë sot se të shtënat në Mlladenovac, ku u vranë 8 persona dhe u plagosën 14 të tjerë, janë sulm ndaj mbarë vendit.

Mediat serbe bëjnë të ditur se Vuçiç, gjatë takimit me kryeministren dhe kabinetin qeveritar ka kërkuar  që të rikthehej dënimi me vdekje, por kryeministrja dhe qeveria e refuzuan duke thënë se me këtë vendim Serbia do të jetë i vetmi vend në Evropë, pas Bjellorusisë që e aplikon një dënim të tillë.

Përveç dënimit me vdekje, Presidenti serb ndër të tjera kërkoi edhe masa të reja: 1200 policë të rinj do të caktohen në shkolla; siguri më e madhe në shkolla; konfiskimi i armëve; gjoba të mëdha; masa drakoniane, shkruan Euronews Albanian.

Vuçiç tha se këto ngjarje që kanë ndodhur janë më të mëdhatë për Serbinë, edhe pse nuk është një vend i madh as nga pikëpamja territoriale dhe as numerikisht dhe se do të duhet të marrin masa që do të japin rezultat.

/GazetaSinjali/

Kategoritë
LajmeRajoni