Vuçiq: Kjo është Lufta e Tretë Botërore dhe do të jetë më keq

Në Kuvendin e Serbisë sot është mbajtur një seancë e posaçme lidhur me propozimin gjermano-francez për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq citoi sot historianin e lashtë Tukidid në Parlamentin serb se “çështja e vërtetë është vetëm për të barabartët në pushtet, ndërsa të fuqishmit bëjnë atë që duan, dhe të dobëtit vuajnë atë që duhet”.

Vuçiq tha se nuk do të prezantojë gjithçka nga propozimi gjermano-francez për Kosovën, sepse nuk mundet ende, por se do të paraqesë gjithçka që është më e keqja për Serbinë, në mënyrë që njerëzit të jenë të vetëdijshëm se me çfarë po përballet vendi.

“Disa njerëz shtiren si të çmendur, sikur nuk e dinë se në çfarë momenti po jetojnë. Sot jemi dëshmitarë të një lloj lufte të tretë botërore, e cila do të jetë më e gjerë dhe më e gjerë. Mos harroni këtë, kam thënë diçka të ngjashme kohët e fundit. “, tha Vuçiq.

Sipas fjalëve të tij, kur merret parasysh kjo, duket qartë se të vegjlit nuk mund të kenë “të drejtën të marrin frymë, të psherëtin, të jetojnë” për të marrë vendime.

“Ne jemi një nga vendet e pakta që merr vendime në mënyrë të pavarur, më shumë se vendet më të mëdha, më të zhvilluara dhe më të pasura. Jam krenar për këtë,” tha Vuçiq.

Ai po ashtu në fillim tha se për Kosovën ka shumë pikëpyetje, se nuk dihet se ku është fillimi dhe fundi, sa është gjithçka e sa asgjë, dhe a është mit që është bërë realitet.

Vuçiq shtoi se Tito dhe zyrtarët e tij janë përgjegjës për “fillimin e eksodit të serbëve nga Kosova, i cili ka vazhduar që nga viti 1981”.

Kategoritë
LajmeRajoni