Vuçiq lavdëroi amerikanët: Vetëm ata donin të dëgjonin për problemet tona

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është një nga pjesëmarrësit e Konferencës së 59-të të Sigurisë në Mynih, nga ku iu drejtua publikut në vendin e tij.

Tema, e keni marrë me mend, ishte Kosova. Presidenti serb tha se një shtet tjetër ka vendosur të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ai e përdori konferencën në Mynih për t’u takuar me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz.

“Bisedimet ishin të mira, por asgjë epokale nuk mund të ndodhë. Duke marrë parasysh të gjitha këto, është mirë që erdhëm për të shpjeguar qëndrimin tonë. Ne u pritëm me respekt. Ne kemi një tjetër shënim për tërheqjen e njohjes. por në marrëveshje me atë shtet do të presim 23 apo 24 shkurt për të thënë se për cilin shtet bëhet fjalë”, tha Vuçiq.

“Unë do të flas për Bashkimin e Komunave Serbe. Ju nuk mund të nënshkruani diçka 10 vjet më parë dhe pastaj të thoni se Vuçiq do një filxhan kafe. Por pa një filxhan. Ju duhet ta përmbushni atë që keni nënshkruar, dhe pastaj ne mundemi bisedoni më tej”, shtoi ai.

Presidenti serb ka nënvizuar edhe një herë situatën e vështirë në të cilën ndodhet Serbia kur bëhet fjalë për Kosovën.

“Amerikanët ishin ndër të paktët që donin të dëgjonin komentet e serbëve kur kishte barrikada në Kosovë. Unë nuk u besoj autoriteteve në Prishtinë”, tha Vuçiq.

Kategoritë
LajmeRajoni