Vuçiq mirënjohës ndaj Xi Jinping dhe Kinës për “miqësinë dhe mbështetjen e tyre”

Presdidenti serb Aleksandar Vuçiq falënderoi presidentin kinez Xi Jinping dhe Kinën për “miqësinë dhe mbështetjen e vazhdueshme”, duke thënë se marrëdhënia e mirë mes serbëve dhe kinezëve  forcon edhe më tej miqësinë tradicionale.

Me rastin e takimit online në kuadër të Dialogut të Partisë Komuniste të Kinës me partitë politike të botës, në të cilën mori pjesë, Vuçiq shkroi në Instagram se Serbia, njësoj  si Kina, “avokon për respekimin e rreptë të parimeve themelore ndërkombëtare ligjore”.

“Kina, si një shtet anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka qenë gjithmonë e përkushtuar për ruajten e paqes dhe ka ofruar mbështetje diplomatike për integritetin territorial te Serbisë dhë përpjekjet tona pëe ta mbrojtur rendin juridik ndërkombëtar. “Ne u jemi mirënjohës miqve tani kinezë që jane angazhuar me këmbëngulje në respektimin e Rezolutës 1244”, tha Vuçiq.

Ai vazhdoi duke potencuar se përfshirja e Kinës në sektorët e infrastrukturës, energjisë dhe minierave në Serbi ka “rritur ndjeshëm” ekonominë serbe, duke krijuar vende te reja pune dhe duke krijuara mundësi më të mira për qytetarët. Po ashtu ai shtoi se Kina ka ndimuar gjithashtu në promovimin, bashkepunimin dhe shkembimin e ideve dhe marrëdhënieve ne mes të dy shtetëve.

Kategoritë
BotaLajmeRajoni