Vuçiq nga Mihneni: Do të jetë një ditë e ngarkuar, por ka një lajm të mirë për Kosovën

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq pret që sot të ketë një ditë të vështirë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, por njoftoi “lajm të mirë” për Kosovën.

Ai i është drejtuar publikut përmes një videoje nga avioni në aeroportin e Mynihut, me rastin e konferencës së përmendur në të cilën është pjesëmarrës.

“Sidoqoftë, na pret një ditë e vështirë dhe e lodhshme. Kanë kaluar saktësisht 15 vjet që kur shqiptarët shpallën të ashtuquajturën pavarësi të Kosovës. Edhe sot do të jetë një ditë e lodhshme dhe një ditë surprizash”, tha ai.

Ai ka bërë të ditur lajme të mira për Kosovën dhe ka treguar se kur do ta shpallë.

“Ne do të flasim me (Antony) Blinken (Sekretarin e Shtetit të SHBA), (Olaf) Scholz (kancelarin gjerman, (Emmanuel) Macron (presidentin francez) dhe shumë të tjerë. Besoj se do të luftojmë me sukses për interesat e Serbisë. Ka të mira lajmet që do t’i shpallim sot dhe do t’i shpallim pas shtatë ditësh që kanë të bëjnë me Kosovën. Ne do ta mbrojmë vendin tonë, do ta mbrojmë paqen dhe interesat tona jetike kombëtare. Nuk ka dorëzim”, tha Vuçiq.

Më herët gjatë ditës së sotme është rënë dakord që presidenti i Serbisë të takohet me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti më 27 shkurt në Bruksel.

Kategoritë
LajmeRajoni