Vuçiq paralajmëron për “kërcënim të mundshëm” të konfliktit global

Vuçiq, i cili ndodhet në New York në kuadër të seancës së 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), tha se pret komplikime të mëtejshme në marrëdhëniet e Rusisë dhe Kinës me Perëndimin.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se në një ose dy muaj bota mund të kalojë një konflikt të përmasave të papara që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë, presidenti Vuçiq tha se konflikti në Ukrainë mund të “afrojë një luftë të madhe”.

“Supozoj se nga faza e një operacioni special ushtarak po i afrohemi një lufte të madhe. Dhe, tani është pyetja se ku janë kufijtë dhe nëse shkojmë pas disa kohë, ndoshta në një muaj ose dy, në një konflikt të madh botëror që nuk e kemi pasur që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha Vuçiq.

Vuçiq, i cili ndodhet në New York në kuadër të seancës së 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), tha se pret komplikime të mëtejshme në marrëdhëniet e Rusisë dhe Kinës me Perëndimin.

“Pres që gjithçka që do të shohim në periudhën e ardhme do të jetë komplikimi i mëtejshëm i marrëdhënieve midis Perëndimit dhe Rusisë, por po ashtu edhe midis Perëndimit dhe Kinës”, tha ai.

– Tensionet Serbi-Kosovë

Më tej, presidenti serb tha se një vend tjetër ka vendosur të tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Muajin e kaluar, Vuçiq pretendoi se shtatë vende po tërheqin njohjen e tyre të pavarësisë së Kosovës.

Në vitin 2008, Kosova shpalli pavarësinë e saj nga Serbia, me shumicën e vendeve anëtare të OKB-së, përfshirë SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Gjermaninë dhe Türkiyen që e njohën atë si një vend autonom i veçantë nga fqinji i saj.

Por Serbia vazhdon ta konsiderojë Kosovën si territor të saj, ndërsa Rusia dhe Kina janë ndër vendet që akoma nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Kategoritë
LajmeRajoni