Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar një takim me presidentin amerikan Donald Trump në muajt e ardhshëm. Në një intervistë për TV Pink, Vuçiq tha se ka biseduar edhe me presidentin francez Emmanuel Macron për një sërë çështjesh, përfshirë luftën në Ukrainë dhe kthimin e fëmijëve në shkolla.
“Kam pritshmëri për këtë takim. Gjithmonë ka mundësi që gjërat të ndryshojnë, por për mua do të ishte një nder i madh,” tha Vuçiq për takimin me Trumpin.
Ai gjithashtu theksoi se në Serbi nuk do të ketë qeveri kalimtare: “Qeveria do të jetë ashtu siç e duan qytetarët e Serbisë. Opozita nuk ka pse të lodhet, as të humbasë kohë.”