Vuçiq ‘parashikon’ përshkallëzim të konfliktit në Ukrainë: Do të na komplikojë situatën në Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas fjalimit të presidentit rus, Vladimir Putin, citohet nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass të ketë thënë se ai pret që situata në Ukrainë të ndryshojë në ditët e ardhshme.

“Nga deklaratat e presidentit rus Putin, duket qartë se ai do të vazhdojë të bëjë një luftë shumë intensive në Ukrainë dhe ky pozicion, ose thënë ndryshe, përshkallëzimi i konfliktit, do ta komplikojë edhe më shumë situatën e Serbisë, si politikisht, ushtarakisht dhe në të gjitha aspektet e tjera”, ka thënë Vuiq, raporton The Guardian“

Kjo është ajo që ne prisnim dhe pres që brenda një dite të shohim dy-tri ndryshime të rëndësishme në fushën e betejës dhe ndryshime serioze në veprimet e mëtejshme politike ndaj Serbisë nga Perëndimi”.

Kategoritë
BotaLajmeRajoni