Vuçiq pas vendimit të Kosovës për reciprocitet: E kanë mbështetjen e fuqive perëndimore

Pas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës, ku obligon të regjistrohen në RKS targat e komunave paralele, dhe reciprocitet për letërnjoftim, Aleksandar Vuçiq, presidenti i Serbisë, ka reaguar duke thënë se “ata janë të gatshëm për dialog”.

“Ne jemi gjithmonë të gatshëm për dialog, ndërsa disa të tjerë nuk kanë qenë kurrë të gatshëm për një bisedë thelbësore dhe kanë mbështetjen e fuqive perëndimore”, tha ai aktualisht në Tanjug.

Ata janë plotësisht të mbështetur nga Britania e Madhe dhe Gjermania, tha Vuçiq, duke iu referuar Qeverisë së Kosovës.

”Ata morën dy vendime në institucionet e tyre të përkohshme. Njëri ka të bëjë me ndalimin e kartave të identitetit në hyrje të krahinës, dhe vendimi tjetër është një vendim me qëllimin e vetëm për të dëbuar serbët nga veriu, për të krijuar një stuhi të re dhe për të bërë fushatë me vite për t’i detyruar serbët të pranojnë targat e tyre”, tha ai.

Kategoritë
LajmeVendi