Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, teksa ka folur në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për procesin e dialogut dhe raportet me Republikën e Kosovës, ka thënë se dialogu është e vetmja alternativë dhe dialogu drejt gjetjes së një marrëveshje duhet të vazhdojë edhe nëse zgjatë 100 vjet.
Vuçiq ka thënë se më mirë të negociohet për 100 vjet sesa të luftohet për një ditë. Kreu i shtetit serb ka thënë se “kurrë nuk ëndërrojmë të kthehemi në shtigjet e konfliktit dhe gjakderdhjes”, shkruan RTS,
“Është një proces i vështirë, ka më shumë se dhjetë vjet që po vazhdon, por nuk shohim alternativë. Është më mirë të negociojmë për njëqind vjet sesa të luftojmë për një ditë. Jam i bindur se do të arrijmë një zgjidhje reciprokisht e pranueshme, e bazuar në kompromis, sepse kjo është absolutisht e vetmja mënyrë për të arritur qëllimin tonë, që është vendosja e paqes afatgjatë, si parakusht për një jetë të begatë për serbët dhe shqiptarët në rajonin tonë.Ne tashmë i kemi shteruar të gjitha opsione të tjera dhe, të paktën për sa i përket Serbisë, ne kurrë nuk ëndërrojmë të kthehemi në shtigjet e konfliktit dhe gjakderdhjes”, ka thënë Vuçiq.
Ai thotë se rajoni i Ballkanit nuk mund të përballojë një tjetër konflikt.