Vuçiq për Gjokoviqin: Është papërgjegjësi mosmarrja e vaksinës

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka folur për rastin e tenistit serb Novak Gjokoviq në Australi gjatë një interviste në televizionin publik serb.

Ai tha se qeveria e tij e mbështeti Gjokoviqin me përgjegjësinë që ka dhe e cila është mbrojtja e qytetarëve serbë, por se mosmarrjen e vaksinës e konsideron papërgjegjshmëri.

“Unë mendoj se nuk është e përgjegjshme të mos vaksinohesh, por unë s’jam personi që do t’i persekutoj ata që s’vaksionohen. Dhe kjo pse më nevojiten votat e tyre, qëndrimi im në këtë pikë është i qartë”, ka thënë ai.

Vuçiq tha se vaksinimi ka shpëtuar mijëra jetë në Serbi dhe se institucionet janë përgjegjëse për situatën e krijuar me shumë qytetarë të pavaksinuar.

“Kjo do të thotë se ne kemi lejuar që të gjitha këto teori konspirative të përhapen nëpër rrjetet sociale, dhe të imponojmë disa tema qesharake, rezultate qesharake”, ka shtuar Vuçiq.

Kategoritë
LajmeRajoni