Vuçiq për vizitën e Lavrov në Serbi: Situata po ndërlikohet

Çështja e mbërritjes së ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov në Beograd po bëhet më e ndërlikuar, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Ai tha se sot në Bratislavë, ku po merr pjesë në një forum vjetor.

Vuçiq kështu i është përgjigjur pyetjes së mediave nëse dikush në Bratislavë e ka pyetur diçka për ardhjen e Sergei Lavrov në Beograd dhe nëse situata rreth ardhjes së tij ka qenë e komplikuar.

“Situata rreth ardhjes së Lavarov po komplikohet në çdo kuptim, por unë nuk jam gati të flas ende për këtë, por po ndërlikohet në çdo kuptim. Pyetjet janë se si do të vijë Lavrov, çfarë… e të tjera… do ta shohim”, tha Vuçiq, transmeton Blic.

I pyetur nëse ka mundësi që kancelari gjerman Olaf Scholz të mos e vizitojë Serbinë më 10 qershor për shkak të ardhjes së Lavrov dhe nëse ky do të ishte një lajm i keq për Serbinë, Vuçiq tha se sigurisht që do të ishte një lajm i keq.

Kategoritë
LajmeRajoni