Vuçiq: Po vazhdojmë bisedimet, BE-ja pret diçka deri më 24 mars

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas bisedimeve me Komisionerin Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, të Dërguarin Special të BE-së për Dialog, Miroslav Lajçak, dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel, tha se diskutimi i sotëm nuk ishte për propozimin evropian për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por për zbatimin e marrëveshjes së arritur më parë, ku në vend të parë është themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe (ZSO).

“Kemi pasur takimin e zakonshëm të vështirë, besoj se do të ketë edhe shumë takime në periudhën e ardhshme, sepse me sa kuptoj unë duhet të takohemi në territorin e Maqedonisë së Veriut më 18 mars, pastaj Borel do të vizitojë rajonin. deri atëherë me Lajçakun është dashur t’i kemi diskutuar gjërat për zbatim”, tha Vuçiq.

Sipas Vuçiqit, prioritet i të gjitha prioriteteve në zbatimin e marrëveshjeve të arritura më parë është formimi i ZSO-së, e cila, siç tha ai, do të theksohet në njoftimin e Bashkimit Evropian.

Kategoritë
LajmeRajoni