Vuçiq qëndroi i nervozuar para automjetit të Scholz dhe mikrofoni e kapi komentin

Në rrjetet sociale është publikuar një video e presidentit serb Aleksandar Vuçiq duke pritur me nervozizëm para veturës së kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe opozita deklaron se është një poshtërim për presidentin serb.

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka mbërritur mbrëmë për një vizitë në Serbi, të cilin në aeroport e ka pritur presidenti serb Aleksandar Vuçiq. Ajo që supozohej të ishte një pritje festive, shpejt u kthye në një situatë të çuditshme që e mërziti Vuçiqin.

Gjegjësisht, pasi Scholz ka hipur në veturë, Vuçiq ka mbetur në këmbë para veturës dhe është krijuar një situatë e pakëndshme në të cilën nuk është e qartë se çfarë po ndodh.

Mikrofoni e kapi Vuçiqin me nervozizëm duke thënë në një moment: “Nëse dikush do të më shpjegonte se çfarë po pret tani”.

 

Një nga lideret e opozitës, Marinika Tepiq, ka komentuar në Twitter se “mikrofoni i RTS-së e kapi aksidentalisht Vuçiqin të thartë për tre minuta duke qëndruar si portier pranë makinës së Scholz! Dhe deklaratat nuk ishin asgjë, ai tërhoqi zvarrë mediat për asgjë. Scholz zbarkoi, shtrëngoi duart dhe hipi në makinë Ai qëndroi duke pritur që të largoheshin, të paktën të bënin dorë”.

Kujtojmë se Scholz bëri një vizitë të papritur në Serbi dhe temë e bisedës duhet të jetë minierat e litiumit në Serbinë perëndimore, për të cilën është veçanërisht e interesuar industria gjermane e automobilave. Organizata të shumta mjedisore kundërshtojnë minierat e litiumit për shkak të pasojave të mundshme për natyrën dhe pasojave shëndetësore për popullatën.

Kategoritë
LajmeRajoni