Presidenti serb deklaroi se këto janë dy opsione të përcaktuara me kushtetutë dhe se do të ishte në radhë të parë më mirë që të tentohet të krijohet “një qeveri e mirë”
Nëse formohet, qeveria serbe duhet të formohet deri më 19 ose 20 mars, e nëse jo, atëherë me shumë mundësi zgjedhjet do të mbahen në fillim të majit, tha presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, transmeton Anadolu.
Duke folur sonte për Radiotelevizionin e Serbisë (RTS), Vuçiq theksoi se “dorheqja e qeverisë dhe kryeministrit të saj Millosh Vuçeviq duhet të shpallet më së voni rreth datës 17 shkurt”.
Ai theksoi se kjo do të thotë se afatet 30-ditore për formimin e qeverisë apo shpalljen e zgjedhjeve do të fillojnë të fillojnë nga 17 shkurti.
Ai deklaroi se këto janë dy opsione të përcaktuara me kushtetutë dhe se do të ishte në radhë të parë më mirë që të tentohet të krijohet “një qeveri e mirë”.
Presidenti serb tha se do të vazhdojë të insistojë në dialog me studentët, të cilët po protestojnë në qytete të ndryshme pas shembjes së një pjese në stacionin hekurudhor të Novi Sadit më 1 nëntor të vitit të kaluar, me çka 15 persona humbën jetën dhe tre u lënduan rëndë.
Vuçiq ka thënë gjithashtu se nuk i intereson kush do të marrë pjesë në atë dialog, sepse “çdo bisedë është shëruese”.