Vuçiq: Së shpejti dy shtete çnjohin Kosovën – Prishtina po i tutet rikthimit të Trumpit

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot se pret që në periudhën e ardhshme, “dy shtete të mëdha, më të mëdha se Serbia, do ta tërheqin njohjen e Kosovës.

“Së shpejti do të ketë tërheqje tjera të njohjes së Kosovës. Dy shtete të mëdha, shumë më të mëdha se i joni, do ta tërheqin njohjen e Kosovës së shpejti”, deklaroi presidenti serb Vuçiq në televizionin në gjuhën serbe “Pink”.

Ai, megjithatë, nuk i përmendi me emra këto shtete që ai pretendon se do të tërheqin njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Ndër të tjera, ai tha se pret ndryshime të mëdha për shumë çështje me inaugurimin e presidentit të zgjedhur amerikan, Donal Trump. Ai pret ët ketë ndryshime edhe në raport me Kosovën, teksa shtoi se “Prishtina po u frikësohet këtyre ndryshimeve”.

Ndër të tjera, ai pretendoi se deri më tani, Kosovën e kanë çnjohur 28 shtete.

Ai shtoi se në Kosovën “janë shumë nervozë” me ardhjen e Donald Trumpit në qeveri në ShBA.

Kategoritë
LajmeRajoni