Vuçiq: Shpëtuam Serbinë nga lufta

Duke iu referuar marrëdhënieve Serbi-Kosovë, Vuçiq vuri në dukje se vendi i tij do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të ruajtur paqen.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se e shpëtuan Serbinë nga lufta dhe se do të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të ruajtur paqen.

Vuçiq u prononcua me vlerësime për vitin 2022 para gazetarëve në Beograd.

Duke theksuar se po ruajnë stabilitetin financiar, ekonominë dhe rritjen, Vuçiq tha se vendi i tij është në një pozitë më të favorshme “krahasuar me Evropën” sa i përket stabilitetit financiar.

“Ne e shpëtuam Serbinë nga lufta dhe e ngritëm nga gjunjëzimi”, tha Vuçiq.

Duke iu referuar marrëdhënieve Serbi-Kosovë, Vuçiq vuri në dukje se vendi i tij do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të ruajtur paqen.

Ai deklaroi se i presin “vështirësi” kur bëhet fjalë për veriun e Kosovës, duke shtuar se Serbia respekton të gjitha marrëveshjet, përfshirë edhe marrëveshjen e Brukselit, por se Kosova nuk respekton asnjë marrëveshje.

Kategoritë
LajmeRajoni