Vuçiq takohet me kancelarin gjerman në Pragë – tenton ta aktrojë “besnikun e perëndimit”

Presidenti i Serbisë, Aleksnadër Vuçiq është takuar me kancelarin e Gjermanisë,  Olaf Scholz, gjatë Komitetit Politik Evropian që po mbahet për herë të parë në Pragë.

Vuçiq përmes një postimi në Instagram ka thënë se Serbia ka partneritet me Gjermaninë.

“Një takim i shkurtër në hapjen e Samitit në Pragë, ku do të diskutojmë disa nga temat më të rëndësishme të ditës së sotme që rëndojnë mbarë botën. E përsërita se Gjermania gjithmonë mund të presë pjesëmarrje serioze dhe partneritet nga Serbia në të gjitha projektet që janë në interesin kombëtar të vendit tonë”, thuhet në postim e tij në Instagram.

Në këtë samit Kosovën e përfaqëson presidentja Vjosa Osmani. /Express

Kategoritë
LajmeRajoni