Vuçiqi betohet “për ruajtje të Kosovës brenda Serbisë”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot do të bëjë betimin në e Serbisë për mandatin e dytë presidencial.

Seanca Kuvenditka filluar në ora 11:00, ndërsa mediat në Serbi raportojnë se në këtë seancë solemne, Vuçiq do të betohet edhe për “ruajtjen e sovranitetit dhe të gjithë territorit të Republikës së Serbisë, përfshirë Kosovën, si pjesë përbërëse të saj”.

“Betohem se do t’i kushtoj të gjitha përpjekjet e mia për ruajtjen e sovranitetit dhe të gjithë territorit të Republikës së Serbisë, përfshirë Kosovën dhe Metohinë si pjesë përbërëse të saj, si dhe ushtrimin e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të pakicave, respektimin dhe mbrojtjen e Kushtetutës dhe Ligjet, duke ruajtur paqen dhe prosperitetin e të gjithë qytetarëve”, thuhet në letrën që do të lexojë Vuçiqi gjatë betimit.

Për të ky është mandati i dytë si president. Ai u zgjodh president në zgjedhjet e muajit prill.

Më 3 prill, Vuçiq fitoi raundin e parë të zgjedhjeve të rregullta presidenciale me 58,59 për qind të votave të përgjithshme.

Kategoritë
LajmeRajoni