Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar sot në telefon me ministrin e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse Sergei Lavrov dhe ka deklaruar se e ka njoftuar për synimin e Kosovës për të ndaluar pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.
“E kam njoftuar ministrin Lavrov, si përfaqësues i një vendi anëtar të OKB-së, se Prishtina, duke shkelur të gjitha aktet e së drejtës publike ndërkombëtare, po përpiqet të ndalojë Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë Vuçiqi në llogarinë në Instagram, transmeton Telegrafi.
Ai njoftoi se diskutuan dhe shprehën së bashku shqetësimin për situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Republika Srpska, dhe ranë dakord se pajtueshmëria e plotë me Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit është mënyra më e mirë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin
Tema e bisedës ishin sanksionet e paralajmëruara ndaj NIS-it, dhe siç tha Vuçiqi, sapo të zbulohen sanksionet amerikane, u organizua takimi i ekspertëve nga Serbia dhe Rusia.
Ai theksoi se biseda ishte kuptimplotë dhe shumë e mirë.
“Diskutuam edhe për të gjitha çështjet tjera të rëndësishme të bashkëpunimit tonë dypalësh, konfirmuam miqësinë mes vendeve tona dhe shprehëm besimin se me angazhimin tonë më të madh mund ta rrisim shkëmbimin tregtar ndërmjet Serbisë dhe Rusisë”, tha Vuçiqi.