Vulin në listë të zezë, vjen reagimi i Ambasadës së SHBA në Beograd

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd ka reaguar pasi Thesari Amerikan e ka sanksionuar shefin e inteligjencës serbe dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Aleksander Vulin 

Ambasada e SHBA thotë se një vendim i tillë s’ka për qëllim institucionet e Serbisë.

Në reagim thuhet se SHBA është e palëkundur në përpjekjet e saj për të ekspozuar ata që janë të përfshirë në aktivitete korruptive dhe destabilizuese që minojnë sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor dhe që thellojnë ndikimin keqdashës të Rusisë në rajon.

“SHBA vazhdon të mbështesë qytetarët e Serbisë në rrugën për të reformuar sistemin gjyqësor, për të luftuar korrupsionin dhe për të krijuar një të ardhme më të mirë”, përfundon reagimi.

Kategoritë
LajmeRajoniTë ndryshme