Vulin: Nëse Kosova bëhet anëtare e KE-së, Serbia duhet të shpallë neutralitet politik ashqu siç shpalli luftë

Ministri i Brendshëm serb Aleksander Vulin, ka thënë se s’duhet pritet edhe 20 vjet tjera për ta ditur nëse BE-ja e dëshiron Serbinë si anëtare.

Sipas vartësit të Vuciqit nëse Kosova anëtarësohet në Këshillin e Europës, Serbia duhet të shpallë neutralitet politik ashtu siç shpalli luftë.

“Çfarë mendojnë realisht shtetet anëtare të Bashkimit Evropian për Serbinë, do të tregohet me votën e tyre për kërkesën e Prishtinës për anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës”. Nuk duhet të presim edhe njëzet vjet për të ditur nëse BE-ja dëshiron Serbinë në anëtarësimin e saj, mjafton të votojmë apo jo kundër pranimit të Kosovës në organizatën e dizajnuar për shtete. Deri më tani kemi mësuar se nënshkrimi i Bashkimit Evropian vlen sa Marrëveshja e Brukselit, por tani është rasti të shohim se sa vlen fjala e Shteteve të Bashkuara. Vetë njoftimi se Prishtina do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës është tashmë shkelje e Marrëveshjes së Uashingtonit, dhe Prishtina ose do të ndëshkohet dhe ndalohet, ose do të tregohet se çdo gënjeshtër është e lejuar kundër Serbisë dhe se serbët nuk kanë të drejta apo drejtësi. Nëse Prishtina bëhet anëtare e Këshillit të Evropës, Serbia duhet të shpallë neutralitet politik, ashtu siç shpalli luftë. Nëse nuk mund të zgjedhim armiqtë tanë, të paktën le të zgjedhim miqtë tanë”, tha ministri i Brendshëm serb Aleksandar Vulin, duke komentuar të kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Kosova ka aplikuar zyrtarisht të enjten për t’u bërë anëtare e Këshillit të Europës. Ministrja e Punëve të Jashtme e dorëzoi aplikimin për anëtarësim në KE pasi në një mbledhje të jashtëzakonshme, Qeveria obligoi MPJ-në që t’i zhvillojë procedurat për anëtarësim.

Kategoritë
LajmeVendi