Vushtrria ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike, përveç në natën e Vitit të Ri

Komuna e Vushtrissë ka marrë vendim që të ndalojë përdorimin e mjeteve piroteknike dhe hedhjen e fishekzjarreve.

Në urdhëresën e lëshuar nga kryetari i kësaj komune Ferit Idrizi specifikohet se ndalohet ndezja e fishekzjarreve dhe mjeteve të tjera piroteknike në vendet e hapura publike, përkatësisht në zona të banuara, rrugë, sheshe dhe tregje.

Kjo ndalesë vlen nga data 15 dhjetor deri më 15 janar, përveç natës së Vitit të Ri ku lejohet ndezja e fishekzjarreve dhe mjeteve piroteknike nga ora 23:00 deri në 00:30.

Në këtë urdhëresë parashihen edhe dënime, sipas ligjeve në fuqi, për të gjithë ata që nuk e zbatojnë atë.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme