Walid Regragui: Vendi i 3-të nuk mjafton, në fund kujtohen vetëm fituesit

Maroku ndoshta nuk arriti dot të fitonte, Kupën e Botës, por arriti të fitonte zemrat e tifozëve, me pasionin dhe grintën që dhuruan në fushën e blertë, ku iu afrua shumë finales së 18 dhjetorit.

Në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes me Kroacinë, e vlefshme për vendin e 3-të, në “Katar 2022”, tekniku i afrikano-veriorëve, Walid Regragui tha se besonte në aftësitë e djemve të tij, për t’u kurorëzuar kampion Bote.

“Të them të drejtën, do të jetë një sherr për mua. Është e komplikuar të luash 2 ditë pas një zhgënjimi të madh. E treta ose e katërta?! Në fund kujtohet vetëm kush fiton, as vendi i dytë. Kujtohen vetëm fituesit dhe ne humbëm. Sigurisht që ta mbyllim të tretët, për nga imazhi do të ishte shumë mirë. Por është e vështirë ta bësh të bukur këtë finale të vogël.”,- u shpreh tekniku Regragui.

Kategoritë
Sport