WhatsApp lejon që mesazhet të zhduken pas shtatë ditësh

WhatsApp ka prezantuar opsionin e “mesazheve që zhduken”, i cili pas shtatë ditësh do t’i fshijë bisedat nga telefoni i dërguesit dhe marrësit.

Aplikacioni që është në pronësi të Facebook, i cili ka dy miliardë përdorues në të gjithë botën, tha se kjo vendosje e re do të ndihmonte në mbajtjen private të bisedave.

Megjithatë, thuhej se marrësit do të jenë sërish në gjendje të fotografojnë ekranin (screenshot) ose ta bëjnë forward çdo mesazh, fotografi ose video që duan ta mbajnë.

Ky opsion do të shfaqet për përdoruesit e WhatsApp deri në fund të nëntorit.

Në një blog, kompania tha se mesazhet mund të caktohen për skadim pas shtatë ditësh për të ofruar “qetësi shpirtërore që bisedat nuk janë të përhershme, ndërsa mbeten aktive në mënyrë që të mos harroni se për çfarë po bisedonit”.

Kategoritë
Të ndryshmeTeknologji