William Walker, ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, pritet të paraqitet para Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Kjo është bërë me kërkesë të Prokurorisë Speciale, për mundësi hetuese.
Seanca sipas gjykatës do të jetë e mbyllur.
Walker ishte shef i misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë në periudhën 1998-99. Ai pati rol kyç në ekspozimin e Masakrës së Reçakut në Shtime para gjithë botës.
Më 16 janar 1999, Walker vizitoi vendin e ngjarjes ku ishin ekzekutuar 45 civilë shqiptarë në një ditë. E pati cilësuar veprën krim kundër njerëzimit dhe akuzoi forcat serbe.
Deklarata pati nxitur reagime të fuqishme ndërkombëtare.
Për këtë masakër deri tashti janë dënuar dy serbë, por asnjëri nuk është duke vuajtur burgimin – njëri është në arrati e tjetri është dënuar në mungesë./Telegrafi/