Xhaka: Prej Arsenalit te Leverkusen bëra dy hapa para

Granit Xhaka është shprehur tejet i lumtur për sezonin që pati në Bayer Leverkusen.

Ai u transferua te gjermanët nga Arsenali i Anglisë, lëvizje kjo që duket se nuk e ka bërë pishman Xhakën, raporton Indeksonline.

Mesfushori shqiptar me pasaportë zvicërane u shpreh për BILD se kalimi te Bayer Leverkusen nuk ka qenë kthim prapa.

Në fakt, ai e sheh këtë transfer si dy hapa përpara.

“Lëvizja nga Arsenali te Bayer Leverkusen nuk ishte një hap prapa, por dy hapa përpara. Ne duhet të bëjmë më shumë se sezonin e kaluar tani” tha Xhaka, kampion aktual i Bundesligës gjermane.

Pasi udhëhoqi me sukses Zvicrën deri në çerekfinale të kampionatit europian “EURO 2024”, fokusi i Xhakës tani është vetëm sezoni i ri në Gjermani

Kategoritë
LajmeSport