Mesfushori i Arsenal, Granit Xhaka mbrëmë në duelin kundër West Ham United veproi me mjaft mençuri në një moment kur goditi me top futbollistin kundërshtar, Lucas Paqueta, që nuk e lejonte ta ekzekutonte goditjen e lirë, transmeton Gazeta Metro.
Gjyqtari i ndeshjes, Michael Oliver akordoi faull në të mirë të ‘Topçinjve’ dhe siç shihet lojtarët e skuadrës tjetër londineze nuk u pajtuan aspak me këtë vendim të tij.
Ishte mesfushori çek, Tomas Soucek që në fillim nuk lejonte që topin ta merrnin Xhaka ose Martin Odegaard, ndërsa për të ngadalësuar ritmin e takimit u përkujdes edhe Declan Rice.
Në fund në këtë ‘katrahurë’ të krijuar u përfshi edhe Paqueta me të cilin mesfushori me origjinë nga Kosova mesa duket u detyrua të tregoi temperamentin e tij.

Ai e goditi me top brazilianin dhe kësisoj skuadra e udhëhequr nga Mikel Arteta nisi krijimin e një aksioni të ri.
Ndryshe, 30-vjeçari u rikthye aty ku e kishte lënë para fillimit të Kupës së Botës me një paraqitje tejet të mirë, teksa dhuroi edhe një asistim në golin e dytë të realizuar nga Gabriel Martinelli.
Në aspektin ekipor Arsenal triumfoi me rezultat 3-1 dhe kështu vazhdoi formën e saj të jashtëzakonshme këtë edicion.
Skuadra e udhëhequr nga Mikel Arteta nga 15 xhirot e para gjendet në pozitën e parë me 40 pikë, shtatë pikë më shumë se ndjekësi i parë Newcastle United që ka një ndeshje më pak. /gazetametro.net