Xhakës nuk i pëlqeu mënyra e lojës ndaj West Hamit, ka kritika

Bayer Leverkusen është kualifikuar mbrëmë në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Tashmë kampioni i ri gjerman barazi 1:1 me West Hamin, por kaloi tutje falë fitores 2:0 në ndeshjen e parë.

E përkundër që fituan, Granit Xhaka nuk ishte fort i lumtur me mënyrën se si luajti ai me ekipin.

“Pjesa e parë e West Ham ishte e pabesueshme. Edhe fansat e kanë përkrahur jashtëzakonisht shumë. Ne ishim vërtet me fat disa herë. Në pjesën e dytë treguam sërish fytyrën e vërtetë të Leverkusenit”, tha Xhaka.

Por kapiteni i Kombëtares nuk është shumë i kënaqur me mënyrën se si luajtën.

“Ne luanim çdo top mbrapsht, gjë që ishte pikërisht ajo që ata donin. Nuk ia dolëm aspak mirë”, tha ai.

Në gjysmëfinale, Bayer Leverkusen do të përballet me Romën.

Kategoritë
Sport