Xhamia e Koxha Memet Beut, e humbur nga turma e kohës moderne

Brenda xhamisë mund të shohim gropa të mëdha për të cilat thuhet se janë bërë për qëllime kërkimore. Për më shumë, gurët e mëdhenj, të nxjerrë pas hulumtimeve, i përkasin shadërvanit i cili ka pasur një han dhe një hamam.

E ndërtuar në vitin 1586, (ose 944 sipas kalendarit islam) Xhamia e Koxha Memet Beut, njihet si një ndër xhamitë më të vjetra në Ballkan. Me elementet e saj antike të artit dhe arkitekturës islame, xhamia shfaq mjeshtërinë e kohës së saj.

Megjithatë, kjo strukturë e bukur është bërë viktimë e neglizhencës, si dhe dëshmitar i heshtur i historisë… dhe themi i heshtur sepse, për më shumë se një shekull, xhamia është e mbyllur për adhurim.

Ajo çfarë është ironike është fakti se xhamia mbrohet me ligj si monument i trashëgimisë kulturore, si dhe për dekada me radhë thuhet se projekti për restaurimin e saj është gati!

Por, nuk është bërë ende asgjë.

Vizita e ekipit të TRT Balkan në xhaminë e Koxha Memet Beut, n’a mundësoi të shohim nga më afër pamjet apo gjendjen në të cilën është xhamia sot. Dhe mbi pyetjen, se çfarë e bën kaq të veçantë një xhami të ndërtuar mbi pesë shekuj më parë, mund të themi që…

Brenda xhamisë mund të shohim gropa të mëdha për të cilat thuhet se janë bërë për qëllime kërkimore. Për më shumë, gurët e mëdhenj, të nxjerrë pas hulumtimeve, i përkasin shadërvanit i cili ka pasur një han dhe një hamam.

Pjesa e jashtme, dikur me një hapësirë të konsiderueshme, sot ka ngelur me një sipërfaqe të vogël, nga uzurpimi i banorëve në afërsi të saj për qëllime kultivimi, ndërkohë që nuk ekziston asnjë rrugë që të shpie drejt saj.

Dhe s’mund e të mos e pyesim veten se çfarë ndodhi? – Ose, është vetëm një nga ato vendet që humbën në turmën e ndërtesave të reja të betonit, secila duke u përpjekur të tejkalojë të fundit.

Kategoritë
KulturëLajmeRajoni