Xhamia para disa ditësh është ndriçuar edhe me mesazhe për muajin e Ramazanit, respektivisht me mbishkrime midis minareve të xhamive, traditë e cila është praktikuar me shekuj duke datuar që nga epoka osmane
Ekipet e Bashkisë Fatih të qytetit metropolitan Istanbul kanë filluar me pastrimin e Xhamisë së Madhe Ajasofja me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, raporton Anadolu.
Në kuadër të dezinfektimit të kryer para muajit të Ramazanit, ekipet e Drejtorisë për Mbrojtjen dhe Kontrollin e Mjedisit të Bashkisë Fatih kanë pastruar ambientet e brendshme dhe të jashtme të xhamisë.
Brenda xhamisë është spërkatur dezinfektues, ndërkohë është pastruar edhe shatërvani dhe oborri i xhamisë.
Xhamia e Madhe Ajasofja para disa ditësh është ndriçuar edhe me mesazhe për muajin e Ramazanit, respektivisht me mbishkrime midis minareve të xhamive, traditë e cila është praktikuar me shekuj duke datuar që nga epoka osmane.
Ramazani këtë vit do të fillojë të shtunën më 1 mars dhe do të përfundojë më 29 mars. Ky muaj i shenjtë musliman do të përmbyllet me festën e Fitër Bajramit.