Xhamia e ndërtuar në shekullin e 19-të u shkatërrua pas tërmetit të mëngjesit të sotëm

Yeni Camii (Xhamia e Re), e vendosur në qendër të qytetit të Malatya, u shkatërrua nga tërmeti që mori më shumë se një mijë jetë dhe shemb pothuajse 3,000 ndërtesa.

Xhamia, e cila u restaurua dhe u hap për besimtarët vitin e kaluar, u godit nga një tërmet me magnitudë 7.7 të shkallës Rihter që ndodhi mëngjesin e sotëm në Kahramanmaras.

Ajo u ndërtua në vendin e xhamisë së Haxhi Jusufit, e cila u shkatërrua nga një tërmet i vitit 1894 dhe restaurimi i saj u krye me ndihmën e Sulltan Abdulhamidit II, si dhe të qytetarëve të Malatayas.
Në tërmetin e vitit 1964, xhamia u dëmtua rëndë. Xhamia u riparua me punime restauruese dhe u vendosën minare të reja.

Kategoritë
BotaLajme