Xhamia Sultanahmet në Stamboll rihapi dyert e saj pas pesë vitesh restaurimi

Xhamia Sultanahmet (Blu) në Stamboll hapi sërish dyert sot pas pesë vitesh për besimtarët dhe vizitorët nga e gjithë bota.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan rihapi Xhaminë Blu legjendare të Stambollit të premten, ditën e parë të Fitër Bajramit, pas restaurimit që filloi në vitin 2018.

Duke marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së xhamisë, Erdogan e përshkroi atë si “një nga simbolet më të rëndësishme të Stambollit”. Hayrullah Celebi, menaxher rajonal i Drejtorisë së Përgjithshme të Fondacioneve, tha se drejtoria ndjek parimin që xhamitë që po rinovohen duhet të jenë të hapura për adhurime dhe vizita, shkruan Daily Sabah.

Çelebi tha se Xhamia Blu, përveç që u mbyll shkurtimisht për pesë muaj në pesë vitet e fundit, mbeti në funksion, megjithëse me një kapacitet të kufizuar.

Xhamia, e cila në turqisht quhet Sultanahmet Camii, është ndërtuar nga sulltani osman Ahmet I midis viteve 1609 dhe 1616 në sheshin që mban emrin e tij në Stamboll. Është e vetmja xhami në Turqi me gjashtë minare. Ajo gjithashtu mban emrin Xhamia Blu për shkak të pllakave të bukura blu, jeshile dhe të bardha.

Xhamia, e cila kontribuon në horizontin e Stambollit, u ndërtua nga arkitekti Sedefkar Mehmet Agha me urdhër të Sulltan Ahmedit osman në shekullin e 17-të dhe u hap për adhurim në vitin 1617. Ajo u ndërtua përballë Hagia Sophia, e cila shërbente si një kishë në atë kohë.

Kategoritë
BotaLajme