Ylli shqiptar i Baselit, Xherdan Shaqiri ka shkëlqyer në Superligën e Zvicrës që nga rikthimi i tij në Evropë, pas aventurës në Major League Soccer te Chicago Fire.
Shaqiri u rikthye në verë te skuadra ku u rrit si futbollistë dhe zgjedhja e tij ka dalë të jetë një zgjedhje e përkryer.
Në 11 ndeshje në Superligën e Zvicrës, Shaqiri ka shënuar pesë gola dhe ka bërë shtatë asistime, teksa ka shtuar edhe një gol në një paraqitje në Kupë.
Kulmi i paraqitjeve brilante erdhi në fundjavën e fundit, ku 33-vjeçari nga Gjilani shënoi het-trik ndaj Servette FC në fitoren 3-1 të Baselit.
Përveç kësaj, ylli shqiptar ka pasur edhe vlerësim të madh nga faqja e specializuar e statistikave SofaScore, ku ndeshjet e fundit është notuar me nota si 9.3, 8.8, 8.4, 7.6 dhe 10.
Paraqitjet brilante të Shaqiri po e ndihmojnë Baselin këtë sezon, pasi është lider në Superligën e Zvicrës me 28 pikë nga 15 xhiro të zhvilluara.