Xherdan Shaqiri sonte nderohet nga Zvicra

Futbollisti Xherdan Shaqiri, i ka dhënë lamtumirën ekipit kombëtar të Zvicrës.

Por, sonte dhe për dy ish-anëtarët e tjerë Yann Sommer dhe Fabian Schar, do të organizohet një ceremoni ku do të nderohen.

Treshja kishte njoftuar tërheqjen qysh nga faza çerekfinale e kampionatit evropian që u mbajt në Gjermani.

Ata sonte zyrtarisht do të ndahen zyrtarisht nga kombëtarja në prag të ndeshjes me Danimarkën që do ta zhvillojnë sonte me fillim nga ora 20:45.

Helvetikët janë në presion pasi ende në këtë edicion të Ligës së Kombeve nuk e kanë marrë asnjë pikë.

Skuadra e Murat Yakin, nga tri përballjet paraprake i ka humbur që të gjitha.

32-vjeçari, Xherdan Shaqiri i ka zhvilluar 125 ndeshje për Zvicrën dhe ka realizuar 32 gola.

Kategoritë
Sport