Xhudistët e Kosovës mësojnë kundërshtarët në Lojërat Olimpike “Paris 2024”

Është hedhur sot shorti në xhudo për Lojërat Olimpike Paris 2024.

Ashtu siç pritej, kampionia olimpike, Distria Krasniqi (-52 kg) dhe Laura Fazliu (-63 kg) janë bartëse të grupeve dhe kalojnë pa luftë raundet e para.

Nora Gjakova (-57 kg) përballet në raundin e parë me Lkhagvatogloo të Mongolisë.

Akil Gjakova (-73 kg) në luftën e parë ndeshet me brazliainin Cargnin.

Loriana Kuka (-78 kg) takohet në raundin e parë me Lobnik të Sllovenisë.

Iu urojmë fat dhe suksese ekipit tonë, i cili nis garat të dielën me Krasniqin.

Kategoritë
Sport