Xhudistja kosovare Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”

Xhudistja Distria Krasniqi, e cila garoi në kategorinë deri 52 kilogramë, mundi me Ipon në finale kroaten Ana Viktorija Puljiz

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi i ka siguruar medaljen e parë Kosovës në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” në Algjeri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Xhudistja Distria Krasniqi, e cila garoi në kategorinë deri 52 kilogramë, mundi me Ipon në finale kroaten Ana Viktorija Puljiz.

Para finales, si bartëse e parë, Distria ishte e lirë në xhiron e pare, ndërsa në xhiron e dytë, përkatësisht në çerekfinale, e mposhti qiprioten Sofia Asvesta. Ndërkohë, në gjysmëfinale e kaloi spanjollen Ana Perez Box. Ndaj të dyjave realizoi herët “Waza-ari” dhe më pas kontrolloi luftën deri në fund.

Kampionja olimpike e “Tokyo 2020” në xhudo, Distria Krasniqi, medaljen e artë mesdhetare e kishte fituar edhe para katër vjetësh në Tarragona të Spanjës. Ajo ka medalje të artë olimpike, medalje të bronztë botërore, katër medalje evropiane e shumë medalje tjera në garat e xhudos.

Kategoritë
LajmeSportVendi