Xhudistja kosovare Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror

Për kampionen olimpike kosovare, kjo është medalja e dytë e bronztë botërore në karrierën e saj.

 Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos “Tashkent 2022”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka bërë të ditur se Distria në luftë për vendin e tretë për medaljen e bronztë ka fituar kundër xhudistet izraelite Gefen Primo, në kategorinë më pak se 52 kilogramë.

Për kampionen olimpike kosovare, kjo është medalja e dytë e bronztë botërore në karrierën e saj.

Shteti i Kosovës në Kampionatin Botëror të xhudos në Tashkent të Uzbekistanit po garon me 5 xhudistë. Përpos Krasniqit, Kosovën do ta përfaqësojnë edhe Nora Gjakova (-57kg), Flaka Loxha (-57kg), Laura Fazliu (-63kg), Akil Gjakova (-73kg).

Kategoritë
LajmeSport