Futbollisti i Barcelonës, Lamine Yamal, bëri iftar gjatë ndeshjes së 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve kundër Benfikës në stadiumin Montjuïc.
Sipas njoftimeve paraprake, për shkak të fillimit të hershëm të ndeshjes në 18:45, gjyqtari ishte lejuar të ndërpriste lojën gjatë kohës së iftarit, në mënyrë që lojtarët agjërues të mund të ushqeheshin.
Gjyqtari François Letexier e zbatoi këtë vendim dhe ndërpreu ndeshjen për iftar. Yamal, së bashku me lojtarët e tjerë që agjëronin, konsumoi një vakt të lehtë gjatë lojës, ndërsa në pushimin e pjesës së parë pati mundësinë të konsumonte një vakt më të bollshëm.
Yamal shkëlqen në fushë
Yamal ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë deri në atë moment, duke dhënë një asist për golin e avantazhit të Raphinës për Barcelonën. Megjithatë, Nicolás Otamendi barazoi për Benfikën.
Në minutën e 27-të, Yamal tregoi sërish klasin e tij duke shënuar një gol spektakolar, duke e çuar Barcelonën në avantazh me rezultatin 2-1.