Yamal nuk lejohet të luajë në Euro pas orës 23:00, nëse spanjollët shkelin ligjin do të ndëshkohen

Kombëtarja spanjolle e futbollit Lamine Yamal nuk mund t’i përfundojë ndeshjet e Euros që nisin në orën 21:00 për shkak të ligjeve të punës së fëmijëve në Gjermani, ku zhvillohet Kampionati Evropian.

Domethënë, sipas atij ligji, të miturve u ndalohet të punojnë pas orës 20:00, por sportistët lejohen të punojnë deri në orën 23:00, ku përfshihen të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me ndeshjet.

Sipas rregullave të tilla, Yamal duhet të përfundojë detyrat e tij, duke përfshirë intervistat dhe dushet, deri në orën 23:00, ndaj supozohet se kjo është arsyeja pse trajneri Luis de la Fuente duhej të zëvendësonte lojtarin e Barcelonës në minutën e 71-të të ndeshjes kundër Italisë në mënyrë që të përfundojë detyrat e tij në kohë.

Mirëpo, në rastin e ndeshjeve që nisin më herët si ajo ndaj Kroacisë (ora 18:00), Yamal nuk ka pasur probleme të tilla.

FA spanjolle po përpiqet të marrë një përjashtim nga qeveria gjermane në mënyrë që Yamal të mund të luajë ndeshje të plota që fillojnë vonë, por edhe nëse shkelin ligjin, spanjollët mund të përballen vetëm me një gjobë, jo sportive.

Ndryshe bëhet fjalë për gjobë prej 30 mijë eurosh.

 

Kategoritë
Sport