Yjet e TikTok-ut dënohen me kamzhik pasi shanë qeverinë

Dy yje të TikTok-ut në Nigeri u dënuan me fshikullime me kamzhik si dhe duhet të pastrojnë gjykatën për disa ditë pasi u tallën me qeverinë në rrjetet sociale.

Mubarak Isa Muhammed dhe Muhammed Bula u shpallën fajtorë për prishje të imazhit të guvernatorit të shtetit Kano, Abdullahi Ganduje. Të dy e pranuan vendimin dhe deklaruan se nuk do ta apelojnë atë.

Vitet e fundit, Nigeria ka regjistruar një numër të lartë influencerësh të cilët përdorin komedinë për të vënë në dukje çështje politike që shqetësojnë shoqërinë.

Mubarak Isa Muhammad dhe Muhammad Bala u arrestuan javën e fundit pasi kishin postuar disa video ndërsa akuzonin guvernatorin e Kano për grabitje të tokave dhe korrupsion.

Sipas prokurorëve, dy burrat kishin prishur imazhin e zyrtarit të lartë dhe me mesazhet e tyre kishin vënë në rrezik qetësinë publike.

Tashmë, yjet e TikTok duhet të goditën nga 20 herë me kamzhik dhe të pastrojnë gjykatën për 30 ditë pasi t’i kërkojnë falje personit që ironizuan në rrjetet sociale.

Kategoritë
BotaLajme