Ylber Ramadani viziton një shkollë futbolli në Ferizaj

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Ylber Ramadani është ende duke i kaluar pushimet në Kosovë.

Së fundmi, një nga lojtarët më të mirë të fanellës “kuqezi” në Euro 2024 ka vizituar një shkollë futbolli në qytetin e Ferizajt, shkruan Indeksonline

Ramadani gëzoi talentët e futbollit që stërviten në atë fushë sportive.

Kujtojmë që Ramadani pas disa ditësh niset për në Itali dhe i bashkohet skuadrës së Lecce në parapërgatittje për sezonin e ri 2024/25.Mesfushori shqiptar ka marrë shumë oferta gjatë këtij afati kalimtar, kjo për shkak edhe të paraqitjeve të mira që i bëri me Shqipërinë në Euro 2024.

Kategoritë
LajmeSport