Ylli i Barcelonës aprovon kalimin në Serie A, tani po pret marrëveshjen mes dy klubeve

Sulmuesi i Barcelonës, Vitor Roque, nuk ka marr pothuajse asnjë mundësi që të tregojë atë që di të bëjë më së miri, por duket se tani është i destinuar që të largohet nga klubi pas vetëm gjashtë muajve.

19-vjeçari nuk ka arritur që ta bind trajnerin e ri Hansi Flick se e meriton qëndrimin tek Barcelona, andaj largimi duket opsioni më i mirë për të dyja palët.

Roque e hodhi poshtë mundësinë e transferimit në Arabinë Saudite këtë verë, por gazeta Sport tani po raporton se ai është i etur të transferohet tek Lazio.

Klubi italian kishte ofruar 20 milionë euro për 50 për qind të kartonit të tij, por duket se kjo nuk mjaftoi për të joshur drejtuesit e klubit blaugranasit, pasi e konsideruan ofertën si shumë të ulët.

Sidoqoftë, tani thuhet se në rast se të dy klubet arrijnë të gjejnë akordin mes vete, ai është i hapur që të kalojë në Serie A.

Barcelona tashmë e ka pranuar se blerja e tij ishte një gabim dhe po mundohen që ta shesin atë për shumën e njëjtë për të cilën e transferuan.

Arsyeja pse braziliani u transferua tek Barça ishte kryesisht për shkak të moshës së Robert Lewandowskit dhe se në atë kohë klubi nuk ishte në gjendje aq të mirë financiare, sa ta përballojë transferimin e një sulmuesi të nivelit botëror.

Kategoritë
LajmeSport